Baza amerikane “Beled” në qytetin Selahaddin të Irakut u sulmua me 4 raketa katjusha (raketahedhës shumëgrykësh), transmeton Kosova Post.
Bëhet e ditur se në këtë sulm është plagosur një person në bazën amerikane.
Ende askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulm.
Në bazë që ndodhet 64 km në veri të kryeqytetit Bagdad, janë të dislokuara trupat irakiane si dhe trupat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA./trt