Garda Revolucionare e Iranit më 6 shtator njoftoi se mund të vendosin në shënjestër pjesën veriore të Irakut për të eliminuar disa “grupe terroriste” në Administratën Rajonale Kurde të Irakut, transmeton Kosova Post.
Irani ka goditur me artileri të topave rajonet kufitare në lidhura me qytetin Erbil të Irakut, shkruan AA.
Guvernatori i rajonit Sidekan të Erbilit, İhsan Çelebi, lidhur me ngjarjen në një deklaratë për transmetuesin “Kurdistan 24” me qendër në Erbil tha se njësitë artilerike të Iranit goditën në orët e para të mëngjesit rajonin Sidekan.
Garda Revolucionare e Iranit më 6 shtator njoftoi se mund të vendosin në shënjestër pjesën veriore të Irakut për të eliminuar disa “grupe terroriste” në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (IKRG).
Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit më 8 shtator 2018 goditi me raketa balistike një kamp të Partisë Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila operon në Erbil. Në sulm, përfshirë emra të nivelit të lartë humbën jetën 16 anëtarë të partisë në fjalë ndërsa u plagosën rreth 40 persona të tjerë.
Partia Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila nga Irani njihet si organizatë terroriste, pas tërheqjes së saj nga Irani që nga viti 1991 ajo strehohet në kampet që i ka dhënë partia KDP (Kurdistan Democratik Party) dhe PUK (Patriotik Union of Kurdistan).