Irlanda e Veriut vijon ende të jetë në kaos. Belfas përjetoi ditën e shtatë të protestave të dhunshme ku 74 agjentë policie mbetën të plagosur. Sipas analistëve pjesa më e madhe e vandalëve janë të rinj të cilët kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.
Automjete dhe autobusë janë djegur, por protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe kundër policisë që është përgjigjur me ujë me presion.
Këshilltari i të gjelbërve në Belfast, përpiqet të shpjegojë arsyet e situatës së krijuar. Brayan Smith thekson se pjesa më e madhe e protestuesve janë të rinj që nuk kanë më shpresa. Nuk kanë mundësi pune, dalin nga sisteme të dështuara shkollore dhe nuk janë të mirë arsimuar.
Mbrëmja e së premtes ishte më e qetë nga të tjerat, në një kohë që dënimi unanim për dhunën u bë nga qeveria vendore dhe opozita në politikë. Ndoshta dhe ndarja nga jeta e princit Philip, një nga figurat më të qeta të familjes mbretërore mund të qetësojë përkohësisht situatën, meqenëse duhet respektuar zija kombëtare./abcnews.al