Isa Mustafa ka deklaruar se zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, shkruan Kosova Post.
“Unë po sa dhashë dorëheqje, dorëheqja ime ishte e parevokueshme, prandaj edhe nuk patë diskutim. Unë falënderova të gjithë për punën 10 vjeçare. Kam besim edhe sot që ky Kuvend një kryetar që do ta qoj LDK-ën përpara”, ka thënë Mustafa.
“Vendimi për prishjen e koalicionit me VV-në, ishte vendim i duhur. E kemi paguar këtë çmim por e kemi paguar në mënyrë të vetëdijshme”, ka thënë Mustafa.