Ischinger: Gjermania ta ndihmojë shpejt Kosovën në luftimin e coronavirusit, nuk duhet t’i lihet gjithçka SHBA-së

Pavarësisht që Gjermania sikurse edhe vendet e tjera po përballet me luftimin e pandemisë së coronavirusit, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar që Berlini ta ndihmojë Kosovën në përballje me këtë betejë.

Ischinger këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ia ka bashkangjitur postimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt rreth video-konferencës që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Çfarë ndihme konkrete do t’i ofrojë Berlini Kosovës për krizën e coronavirusit? Ata që ndihmojnë shpejt ndihmojnë dy herë- dhe ne nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së këtë fushë”, ka shkruar Ischinger.tg

/

Wolfgang Ischinger

@ischinger

@HeikoMaas : Welche konkreten Hilfen wird Berlin anbieten in der ? Wer schnell hilft, hilft doppelt – und wir sollten dieses Feld bitte nicht ganz den überlassen! @Enver_Hoxhaj @GermanAmbKOS @albinkurti https://twitter.com/germanambkos/status/1242345719081689090 

Ambassador Christian Heldt

@GermanAmbKOS

Chancellor Merkel & PM @albinkurti in call:
She supports ambitious reform program & fight against corruption, will seek support for fighting Corona.
She welcomes decision for lifting tariffs and resumption of dialogue under🇪🇺 by government of #Kosovo
https://www.bundesregierung.de/breg-de/suche/gemeinsame-presseerklaerung-zum-telefonat-von-bundeskanzlerin-angela-merkel-mit-dem-kosovarischen-ministerpraesidenten-albin-kurti-1734070 

Të ngjajshme

Lajmi tjeter

Tjera nga rubrika