Isco gjithnjë e më pranë Juvetusit

Isco gjithnjë e më pranë Juvetusit

Isco Alarcon dhe Reali i Madridit janë në prag divorci. Raportet mes fantazisit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari thuasje nuk ezksitojnë, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.

Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos.

“Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Europës duke shtuar se është normale që të gjithë dëshirojnë të luajë kur janë tek Reali.

Në fakt është e vërtetë që të gjithë duan të zbresin në fushë, por Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuasje asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm 2 nga 16 ndeshje dhe ato dy takime pa ndonjë vlerë reale, kundër Melillas në Kupën e Mbretit dhe në ndeshjen e fundit në grupet e Champions Leagues ndaj CSKA së Moskës, asnjëherë në formacion në kampionat.

Klubet që kërkojnë shërbimet e Iscos nuk mungojnë me Juventusin në krye, por deri më tani ka qënë presidenti i Realit Perez ai që ka frenuar largimin e fantazistit, duket e vështirë që numri 1 i “merengueve” të vijojë ta bllokojë sidomos kur durimi i 26-vjeçarit ka arritur kulmin, transmeton klankosova.