Ish-ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i ka komentuar zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është larg zgjidhjes, transmeton Kosova Post.
Ditë më parë, nëpërmjet një postimi në Twitter, ai është shprehur se vetëm par pak javëve në kufirin Kosovë-Serbi, nga ana e kësaj të fundit janë vendosur ushtarë, si shenjë kërcënuese.
“Serbia ende nuk e njeh #Kosovën dhe vetëm pak javë më parë vendosi ushtarët e saj në zonën kufitare si kërcënim. Konflikti është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga unë dhe amerikanë dhe evropianë të tjerë gjatë shumë viteve. Realiteti” ka shkruar Delawie.
Me këtë, ish ambasadori amerikan, shpreh një skepticizëm për sa u përket zgjidhjeve të shpejta të konfliktit të ngrirë në Ballkan./KosovaPost/