Ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, ka fajësuar qeverinë e Kosovës e cila sipas saj, me veprimet e bëra për largimin e ambasadorëve dhe mos zëvendësimin e tyre, e kanë defafaktorizuar Kosovën në botë.
“Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë agjendën e kojshive për defaktorizim të RKS”, ka shkruar ndër të tjera Dobruna.