Albinot Maloku, tashmë ish anëtar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka reaguar pas shkarkimit të djeshëm nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Maloku ndër të tjera ka vënë në dukje pozicionin e tij brenda bordit, duke theksuar faktin se, me gjithë përpjekjet e tij, vendimet janë marrë me anë të shumicës së votave.
“Bordi i RTK-së është organ kolegjial ku vendimet merren me votën e shumicës. Në shumë raste, diskutimet e mija në bord, për shkak të kundërshtisë agresive ndaj parregullsive, nuk përfaqësonin natyrën e karakterit tim. Periudha e angazhimit tim në Bordin e RTK-së ishte shumë e shkurtër, mirëpo e mjaftueshme për të vlerësuar se të bëmat në transmetuesin publik janë shtresuar prej vitesh. Dhe përbërja aktuale e bordit ka mund të jetë impotente përball këtyre shtresimeve” – ka shkruar Maloku.
Ai po ashtu ka shtuar se, raportet ndërmjet bordit dhe kuvendit, nuk kanë qenë ashtu siç do të duhej të ishin:
“Kam mësuar po ashtu që Kuvendi i Kosovës, si themelues i RTK-së dhe zgjedhës i Bordit të RTK-së nuk ka qenë bashkëpunues dhe ndihmues i bordit, por më shumë gjykues i tij. Këtë e kam thënë edhe në takimin vetëm e të parë, para Komisionit Parlamentar për Medie të Kuvendit të Kosovës. Dua të shpresojë që kjo praktik duhet të ndryshojë.”
Ky është reagimi i tij i plotë: