Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar pas aksionit të Policisë se Kosovës në disa lokacione të vendit, që përfundoj me arrestimin e 12 zyrtarëve shtetërorë.
Zeka ka shkruar në Facebook, se për krejt këto gjëra ka fol në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Rreth arrestimeve ne Ministrine e Bujqesise
Ka qene një rrjete e krimit, brenda dhe jashtë kësaj ministrie, qe kane dhënë subvencione kot. Psh. : Ti ke marre shuma marramendëse se gjoja ke mbjellur grur, po ne fakt kurr kush nuk ka pa grur te mbjellur. Ka ardhe komisioni, ka ba nje raport se gruri po rritete, po kjo ka qene gënjeshtër e inspektoriatit.
Njesoje ka shku puna me grante, qe jane dhënë per ferma, pa u ndertu ato. Ose: Nje traktor eshte shitur tri here nga 60-mi euro…
Ka pas edhe kërcënime tek kompanitë e huaja, siq eshte rasti i austriakeve, e cila eshte detyruar te tërhiqet nga nje tender i fituar.
Për krejt këto gjana kam fole ne Kuvendin e Kosoves, po u kane njesoje si me rru vo (veze), sepse ishte fryma e hajnise institucionale.
Mendoni, 42 milion euro ne vit per bujqesi, ama as pula nuk kemi, se mos te flas per viqa e lop…
Shpresoje se ky eshte vetem fillimi. Shume kryetar komunash kane me dale te lagun, ministra, deputete, e mos te flas per “komandanta”…!!!