Edhe pse më 15 qershor ka filluar zyrtarisht vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës, gjatë ditës së djeshme pati një numër tejet të vogël të të vaksinuarve ku nuk u arritën as 1 mijë qytetarë të vaksinohen.
E lidhur me gjithë këtë ka reaguar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina.
Pantina tha se deri më tash të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID janë pak më shumë se 17000 qytetarë , apo më pak se 1.2% ndërsa dozën e parë e kanë marrë rreth 12%. Kësisoj Pantina tha se bazuar në përvojën e dy viteve të kaluara në shtator-tetor është e mundshme një valë e re e infektimeve me COVID-19.
Sipas saj duke dit se në shtator nis fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, e duke e ditur papërgjegjësinë e partive politike është mëse e pritshme të ketë numër të lartë të infektimeve.
Postimi i plotë:
Vaksinat?!
Bazuar ne te dhenat e publikuara deri me tash te vaksinuar me te dy dozat e vaksines anti Covid jane pak me shume se 17000 qytetare pra me pak se 1.2% ndersa dozen e pare e kan marre rreth 170000 pra rreth 12%. Bazuar ne pervojen e dy viteve te kaluara ne shtator- tetor eshte e mundshme nje vale e re e infektimeve. Duke dite se nga shtatori fillon fushata per zgjedhje lokale e duke dite poashtu papergjegjesine e partive politike, eshte mese e pritshme te kemi numer te larte te infektimeve e si pasoje edhe e fataliteteve. Ministri i Shendetesise si duket po mendon se punae tij perfundoj kur njoftoj se ka arrite marreveshjen per blerjen e vaksinave ndryshe nuk e di si arsyetohet kjo ngathtesi ne procesin e vaksinimit, apo ndoshta Qevetia ka tjeta halke e jo shendetin e qytetareve.
#Vaksinat!?