Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se e ka ditur që Agim Bahitir do t’i humb zgjedhjet në komunën e Mitrovicës.
Ai në në T7, deklaroi se ai nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën.
“Unë e kam ditë që ka me e humb. Unë kam qenë për një kohë në Mitrovicë dhe e kam parë dhe u kam thënë strukturave atje dhe njerëzve që s’besoj që është opsioni më i mirë dhe që do të fitojë. Pas një muaji ose dy të qëndrimit tim aty, kam ardhur në konkludim se nuk duhet të shkohet me të”, ka deklaruar ai.
Anëtari i VV-së theksoi se asgjë në Mitrovicë nuk po ndryshonte dhe se punë publike po kryenin kompanitë që ishin të angazhuara edhe gjatë qeverisjeve të tjera.
“E kuptova nga fakti që qeverisja atje nuk ishte ndryshueshëm. Pak a shumë të njëjtat kompani që kanë kryer punë publike kanë vazhduar. Pra që kanë qenë të lidhura me PDK-në. Pak a shumë të njëjtit faktor që kanë qenë përfitues të pushtetit dhe njerëzit e kanë parë këtë e kanë kuptuar këtë”, ka thënë Zogiani.