Ish këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, është tallur me deputeten e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, transmeton Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, analisti Gashi i ka shpërndarë disa fotografi të Mimoza Kusarit, e cila shihet pranë udhëheqësve të disa partive.
Kusari deri më sot u ka rezistuar ndryshimeve të skenës politike, por duke ndërruar kampet politike mjaft shpesh.
“Thotë: “këto janë parimet e mia, e nëse nuk ju pëlqejnë i kam do tjera”” – ka ironizuar Gashi, duke e shoqëruar mbishkrimin me fotografitë e Mimoza Kusarit, ku shihet duke qëndruar pranë liderëve partiakë të ndryshëm.
Aktualisht ajo është ushtruese e detyrës e udhëheqëses së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, transmeton Kosova Post.