Ish- këshilltari i presidenti Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka shfytëzuar llogarinë i tij në Facebook për të informaur opinioni lidhur me vizitën e tij në Hagë, ku ka shuar ta takojë ish- presidentin.
“Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Syla.
Ky ëshët postimi i plotë i tij:
Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide