Njëri nga Ish-komandantet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatëisht veterani i kësaj strukture çlirimatre, F. Gashi, tekasa ka komentaur protesatat e disa bashkëluftarëve të përkitazi me ligjin e pages minimale, ai u ka apeluar shokeve të tij të idalit të zgjedhin se a donjë lavdi apo pare.
Ky është postimi i plotë i Gashit:
Zgjidhni njërën! Lavdinë apo Paratë
Nuk është vështirë të shkatërrosh shtetin, e vështirë është ta mbash atë në këmbë të forta.
Nordikët janë një komb frymëzues nga ku mund të mësojmë, se si mbahet shteti.
Kombi nordik është i vogël, si në popullsi ashtu edhe në gjeografi. 5 milionë banorët e saj jetojnë në skajin verior të botës, me një klimë dhe natyrë të ashpër, ku mbanë ia del vetëm graniti i zi.
Ata ishin aq të varfër sa pushtuesit danezë, pas tre shekujsh sundim i lanë si të papërdorshëm. Gjithashtu edhe suedezët gati pas një shekulli i braktisën, sepse sundimi mbi Norvegji nuk u solli asgjë. Më vonë, me kërkesë të oborrit danez, pranuan si sundimtar vëllanë e mbretit danez, Harald V, dinastia e të cilit është ende në krye të Mbretërisë së Norvegjisë.
Në vitin 1957, pas vdekjes së babait të tij në fron u ngjit Olav V. Për shkak të natyrës së tij të përulur u bë jashtëzakonisht i popullarizuar dhe i njohur si ‘mbreti i popullit’.
Po atë vit, duke folur para parlamentit në Oslo, mbreti u bëri thirrje vendit tij, që të përkrahin aksionin e solidaritetit dhe bujarisë për ta ndihmuar financiarisht vendin e tyre, i bindur se një ditë shteti do ua kthejë dhjetë fishin. Thirrja e mbreti kontribuoi shumë në aktivizmin e madh shoqëror të qytetarëve norvegjezë, duke shtuar së të gjithë qytetarët që ndihmojnë atdheun e tyre, në shenjë mirënjohjeje mbreti do ua dhurojë një unazë argjendi me vulë mbretërore
Dhe pastaj ndodhi një mrekulli.
Qeveria e saj zbuloi naftën në det, duke arritur për një kohë shumë të shkurtër të grumbullojë një fondin prej 880 miliardë dollarësh.
“Një njeri vlen aq sa e mban fjalën.”, në përputhje më këtë moto, mbreti Olav V
dekretoi urdhërin për kompensim të ndihmesë, por me kusht që të kthejnë unazën e mbretit. Pas mrekullisë ndodhi një tjetër surprizë po aq e mrekullueshme. Askush nuk dëshironte të ndahet nga unaza mbretëror, sepse me kthimin e unazës humbiste e drejta për t’u thirrur patriot, gjegjësisht pjestar meritor i Frymës “Dugnadsånd”
Fryma “Dugnadsånd” është një ndjenjë e fortë patriotike, që do të thotë gatishmëri për të punuar s’bashku për të mirën e komunitetit.
Pavarësisht se është ndër shtetet financiarisht më të fortë, kjo frymë ende mbahet gjallë përmes sektorit vullnetar, i cili përbëhet nga 115,000 OJQ, ku rreth gjysma e të rriturit marrin pjesë në një punë vullnetare. Rreth 84 për qind e norvegjezëve janë anëtarë në një, dhe 60 për qind në dy organizata.
Fryma e shërbimit “Dugnadi” janë nisma të vogla, lokale, kolektive, si p.sh
shitje biskotash, pastrim oborri ose mbledhje fondesh për ekipet sportive. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër, i vjetër apo i ri, është e pranueshme për shoqërinë t’i shmangësh borxhit. Të gjithë japin kontributin sa mundet.
Miku mikit i ngjan 50 vjet përpara
” Unë kam punuar në zyrën të përfaqësuesit të përgjitjshem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Adem Demaçit dhe të gjithë ne që kemi punuar aty, kolektivisht u patem regjistruar. Në këtë rast dua të theksoi se as kompenzimin si ish-i burgosur politik dhe as këtë për kontributin të luftës Çlirimtare nuk i kam pasur dhe nuk e kam ndërmend t’i marrë. ” – Albin Kurti