Ish kongresmenët amerikanë Nick Rehall dhe Peter Roskam sot e kanë nderuar Kuvendin e Republikës së Kosovës me praninë e tyre, shkruan Kosova Post.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e shfrytëzoi rastin që gjatë seancës t’i përshëndeste dhe t’i falënderonte për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Mirë se erdhët në Kuvendin e Republikës së Kosovës, populli i Kosovës, kuvendi dhe institucionet u janë përjetë mirënjohës për kontributin tuaj!” – tha Konjufca.
Seanca po vijon me diskutimet rreth propozimit për votimin e rishikimit të buxhetit për vitin 2021./KosovaPost/