Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe tha se në të kundërt do të nxirrte popullin në rrugë, transmeton Kosova Post
Sipas lajmeve të mediave lokale, kreu i Partisë së Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI), Khan mbajti tubimin e tij të parë në Peshaver pas shkarkimit të tij nga detyra.
“Zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më parë, përndryshe do ta nxjerr popullin në rrugë”, tha ai.
Duke i kërkuar publikut të demonstrojë në mënyrë paqësore ndaj komplotit të huaj kundër tij, Khan pohoi se Uashingtoni kishte bërë një ndryshim të regjimit në vend sepse nuk i dha Shteteve të Bashkuara të Amerikë një bazë ushtarake në Pakistan.
Khan deklaroi se Pakistani po lufton për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Uashingtoni po vret pakistanezë të pafajshëm me sulme me dron.
Lideri i PTI-së Khan njoftoi se do të mbajë një tubim në Karaçi më 16 prill.
Shahbaz Sherif, vëllai i Navaz Sherif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në zgjedhjet e mbajtura më 11 prill.
Qeveria e Imran Khan, e cila mori 174 vota kundër, ra si pasojë e votimit të mosbesimit të mbajtur në parlamentin pakistanez më 10 prill.trt.