Ish kryeministri Avdullah Hoti, aktualisht deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, raporton Kosova Post.
Hoti thirrjen në adresë të qytetarëve e ka bërë nëpërmjet Facebook-ut, përkatësisht llogarisë së tij në këtë rrjet social.
Sipas tij, nëse nuk do të vaksinohemi, “në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë e pësojmë”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Lutje për të gjithë për vaksinim!
Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.