Ish-kryetari disa vjeçar i komunës së Istogut, Haki Rugova do të varroset nesër në orën 15:00, në varrezat e fshatit Cërrcë,njofton Kosova Post.
Kjo është bërë e ditur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në nderim të jetës e veprës, së, ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova, në hollin e Shtëpisë së Kulturës, ‘Hamëz Jashari do të të bëhen homazhe, për të vazhduar me mbledhje komemorative.
Rugova vdiq të martën në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.