Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Denis MacSchane ka thënë se Bashkimi Evropian ka pasur sjellje të turpshme karshi Ballkanit Perëndimor.
Përmes një opinioni të tij të publikuar në “Financial Times”, MacSchane thotë se BE-ja do që ta shoh veten si lojtare botërore, por sipas tij, fanatizmi nacionalist mendjengushtë kundrejt popujve të Ballkanit është i turpshëm.
Mosnjohjen e Kosovës nga pesëshja e shteteve të BE-së, MacSchane e krahasoi me situatën e Francës dhe Gjermanisë gjatë viteve të 60-ta.
“Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja refuzojnë ta njohin ekzistencën e Kosovës më shumë se 20 vjet pas luftërave të Millosheviqit. Është sikur në fund të viteve të 1960 kur Franca e Gjermania ende të refuzonin ta pranonin statusin e njëra-tjetrës”, është shprehur MacSchane në opinionin e tij.
Tutje, ai thotë se presidenti rus, Putin, e mbështet pikëpamjen e Sebrisë se Kosova ende është krahinë e shkëputur
“Kremlini e urren idenë që Ballkani (dhe Ukraina dhe Gjeorgjia) të bëhen evropiane dhe preferon të shohë ballkanizimin e Evropës në stilin e Brexit”, tha ai.
Më tej, ish-ministri britanez ka përmendur edhe liderë si Macron e Merkel për qasjen e tyre drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku në rastin e presidentit francez kujtoi se ai propozoi afrimin e Ballkanit, ndërsa në rastin e Merkel rikujtoi përshtypjen e saj se për Ballkanin nuk ia vlente energjia dhe angazhimi i asnjë kancelari gjerman.
“Presidenti Emmanuel Macron propozoi afrimin e Ballkanit Perëndimor në një fjalim të madh në francez, Emmanuel Macron, në Sorbonne më 2017, por hasi në kundërshtim të Spanjës, Greqisë e shteteve tjera dhe në interesin në venitje të Angela Merkelit e cila dha përshtypjen se Ballkani nuk ia vlente energjinë dhe angazhimin e asnjë kancelari gjerman. Fatkeqësisht, Macroni ndryshoi kursin, duke e trajtuar Shqipërinë në mënyrë shumë të padrejtë në kohën kur të djathtët në Francë nisën mërmëritjen për më shumë myslimanë në Evropë, edhe nëse myslimanët e Ballkanit shijojnë rakinë e tyre, verën e birrën dhe u japin grave të drejtat e njëjta sikur ata që jetojnë në Alpe”, ka shkruar MacSchane, transmeton Klankosova.tv.