Ish Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e vdekjes së invalidit të luftës së UÇK-së, Ilir Qallapekun me nofkën “Tarzani”, nje ndër luftëtarët më të mirë nga Njesia Speciale – Tigrat e Zi, Brigada Adem Jashari -111, ka shprehur ngushëllimet e tija të përzemërta familjes së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, njofton Kosova Post.
“Ikja e hershme në amshim, na ka pikëlluar të gjithëve dhe do ta ruajmë kujtimin më të mirë për ILIRIN, që aq shumë e deshti, luftoj e punoj për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar ai.
Ja postimi i tij i plotë:
I lindur për të vdekur burrë!
Asnjë herë në jetë nuk iu frikësua vdekjes, ajo kurr nuk e trembi, as në zjarret e betejave të luftës e as të karakterit të tij të besueshmërisë së tij të pasluftës.
I tillë ishte dhe dot mbetët çlirimtari i orëve tē para të luftës së UÇK-së, ILIR QALLAPEKU, me nofkën “Tarzani”, nje ndër luftëtarët më të mirë nga Njesia Speciale- Tigrat e Zi, Brigada Adem Jashari-111… një djalë i ri e trim i madh në luftën për çlirim.
Ikja e hershme në amshim, na ka pikëlluar të gjithëve dhe do ta ruajmë kujtimin më të mirë për ILIRIN, që aq shumë e deshti, luftoj e punoj për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
Nuk po të themi lamtumirë, sepse çdo herë vepra dhe jeta jote dot mbetën sinonim i brezave të rinjë!
Ju vetëm LAVDI meritoni!


























