Muhamed Mehdi Akifi, ish Mjeshtri i Përgjithshëm i Vëllazërisë Myslimane, i cili u martirizua në burgjet e Egjiptit, i përshkroi kushtet e burgut me këto fjalë:
“Bir, kam kaluar 25 vjet në burg dhe kam kaluar vite në një qeli ku mezi qëndronte një njeri. Ata e mbyllnin derën e qelisë ku gjendesha, dyshemeja ishte tualet dhe nuk kishte ujë. Nuk kishte ujë në qeli që të mos falnim namaz, por unë gjithmonë merrja tejemum”, ka thënë ai.
Më tej ai ka treguar se si është falur.
“Namazet gjithmonë i falsha në këmbë. Në derën e hekurt të qelisë kishte një dritare. Rojet na bënin të pinim ujin që urinonin në një kovë. Ata e bënin bukën me papastërtitë që dilnin nga zorrët e tyre dhe na e jepnin neve për ta ngrënë.
Qëndroja pa ngrënë për ditë të tëra, por kur më kaplonte uria, e pastroja bukën duke e fërkuar te rrobat dhe te muret dhe pastaj e haja.
Ne ishim shtatë miq në këto qeli, përfshirë Sejjid Kutubin dhe Abdulkadir Udehin. Të gjithë ata u ekzekutuan në këto burgje një nga një. Mua nuk më ekzekutuan. Por jam torturuar shumë.
Ata na frynin me zorrë. Kuranin Fisnik e hidhnin në tualet.
Ata e ofendonin Allahun dhe Profetin.
Çdo ditë kishim orët e torturës. Ata na hidhnin në birucat e lagështa dhe të ftohta ku gjendeshin minjtë. Aty qëndronim për orë të tëra.
Ata i ngacmonin vizitorët nga familja jonë. Vizitat i bënim shumë rrallë, në mënyrë që të mos dëmtoheshin ata (familjarët)…”ka thënë ai.
Ai u martirizua sot në burgjet e Egjiptit në moshën 90 vjeç. S.R.Kavaja