Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thoja se mendoj se duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, kështua tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen për Zërin e Amerikës.
Ai e ka bërë këtë deklaraë i pyetur lidhje në kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 raketave të tipit “Javelin” nga SHBA dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin.
Vendimi i Amerikës për furnizimin e Kosovës me armatim ushtarak shkaktoi reagime, por edhe kritika ndërkombëtare dhe vendore.
Javën e kaluar pasi, Departamenti amerikan i Shtetit, konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh, politikanët në Kosovë janë përfshirë në një debat publik në rrjetet sociale, duke bërë ‘gara’ se kush është më meritori sa i përket blerjes së këtyre raketave anti-tank.
“Jemi duke diskutuar edhe me shtete tjera përveç SHBA-së për blerje armatimi”, u shpreh Maqedonci.
“Edhe me SHBA-në kemi bërë blerje tjera edhe para publikimi të Javelin”, tha Maqedonci.
Për blerjen e raketave “Javelin”, që pritet të marrë dritën e gjelbër nga Kongresi amerikan, Maqedonci është shprehur optimist se së shpejti do të aprovohet.