Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbisë, është takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ndërsa po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, transmeton Kosova Post.
“Në vazhdim të diskutimeve për rrugën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja pata një bisedë të gjatë e të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shumëçka për të biseduar, marrë parasysh takimet e mia këtë jave”, ka shkruar Lajçak, në llogarinë e tij në Twitter.
In continuation of my discussions on the way forward in the EU-facilitated Dialogue, I had a long and detailed conversation with President of Serbia @predsednikrs @avucic. A lot to follow up on after my meetings this week. pic.twitter.com/4M2WE3qs7u
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2021
Në agjendë, ai e ka edhe takimin me Petro Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Pritjet e Bashkimit Evropian (BE), për dialogun, duket se kanë qenë pikat kryesore të bisedës. Kështu të paktën ka paralajmëruar Peter Stano, Zëdhënës i BE-së:
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do t’u përcjellë drejtpërdrejt të dyja palëve pritshmëritë e shprehura në debatin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku ai vetë mori pjesë.”
Në opinionin vendor, por edhe atë ndërkombëtar, mbizotëron perceptimi se një pajtim i shpejt ndërmjet palëve, është larg të ndodh./KosovaPost/