Sokol Plakolli, një emër tashmë i njohur për opinionin publik, tash e sa kohë po proteston duke marr shkas nga parregullsitë e shumta që janë duke e përcjellë Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK), më saktësisht, konkursin për Drejtor Artistik të këtij institucioni, transmeton Kosova Post.
Më saktë, një javë më herët është shpallur konkursi për këtë pozitë, duke bërë që procesi i përzgjedhjes në këtë pozitë të përsëritet, e zvarritet tash e një kohë të gjatë.
Në konkursin paraprak, regjisori Sokol Plakolli ishte i vetmi i cili ankesat e tij i deponoi në institucionet relevante. Edhe pse konkursi është përsëritur, ai po pretendon se në atë paraprak, i janë vjedhur disa pikë, duke ia pamundësuar përzgjedhjen në këtë pozitë.
Protesta e sotme e tij, e paralajmëruar disa ditë më herët, është krejt e veçantë. Faqet e testit me shkrim, të fotografuara e të zmadhuara, i ka ekspozuar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Në të vërehen qartë gabimet e evidentuara në pyetjet të cilave ai ka pasur për detyrë t’iu përgjigjet. Sipas Plakollit, në këto pyetje, janë evidentuar me qindra gabime drejtshkrimore.
Për më shumë, shini postimin: