Kryetari i Unionit Islamik të Bosnjë-Hercegovinës, Husein Kavazovic, tha se islamofobia shihet më shumë në Bosnje dhe Hercegovinë sesa në Evropë, transmeton KosovaPost.
Kavazoviç, Reisu-l-ulema i BFI në Bosnje dhe Hercegovinë ka bërë një vlerësim për islamofobinë në vendin e tij dhe problemet me të cilat përballen myslimanët.
Duke vënë në dukje se mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Shtetit të Bosnje -Hercegovinës dhe Bashkësisë Islame, kryetar i së cilës ai është, ndikon negativisht në ushtrimin e të drejtave fetare, Kavazovic tha, “Mungesa e një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Bashkësisë Islame dhe institucioneve shtetërore, krijon një problem të madh për myslimanët. Ne besojmë se muslimanët që janë shumicë në vend janë të diskriminuar. Kjo shihet në shumë institucione shtetërore, veçanërisht në institucionet si gjykata, prokuroria, ushtria dhe policia, kur bëhet fjalë për “të drejtat e besimit” të individëve.
Duke deklaruar se islamofobia po ndeshet në Bosnje dhe Hercegovinë, Kavazovic tha, “Ne e shohim këtë çdo ditë. Islamofobia është një lloj racizmi. Ne jetojmë së bashku (me jomuslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë) dhe ballafaqohemi shpesh me islamofobinë. Ata nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë është Islami. As nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë shamia për gratë muslimane. Është qesharake të ua ndalosh grave të punojnë për shkak të shamisë. Fatkeqësisht islamofobia ekziston në shoqërinë tonë, dhe nga kjo po vuajmë ne boshnjakët. Islamofobia, mund të themi se është më e zakonshme në Bosnje dhe Hercegovinë sesa në vendet evropiane”. tha ai./KosovaPost/.