Zëvendësi aktual i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, emërohet drejtues i këtij institucioni.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të premten, Dibrani të jetë në krye të ShKK-së për një mandat të plotë.
Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së ndërsa para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.