Njëri nga personat që u përmend në dokumentin e Njësisë Kundër Trrorizmit të Policisë së Kosovës, është edhe emri i Ismet Haxhës.
Në një prononcim për Klan Kosovën, Haxha thotë se shërbimet sekrete të Serbisë mund të qëndrojnë prapa këtij plani.
“Unë e kam pasur një informatë nga policia. Në fillim të vitit 2022 më kanë njoftuar se antiterrorizmi ka një informatë se është përgatitur një vrasje ndaj meje, Xhavit Halitit dhe Albin Kurtit. Meqenëse as ata nuk kanë qenë 100 për qind të sigurt, veç me kanë paralajmëruar që të kem kujdes në lëvizje”, tha Haxha.
Haxha shton se tani për herë të parë e ka mësuar emrin e personit të dyshuar për hartimin e këtij plani.
“Sipas të gjitha gjasave kjo mund të vjen nga shërbimet e Serbisë. Unë kam qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qysh kam vepruar deri më tani, kështu do të veproj edhe tash e tutje. Askujt keq nuk i kam bërë përveç Serbisë”, tha ai.