Gjilani ia hoqi fitoren nga duart Prishtinës kampione në fuqi një ditë më parë. Në minutat shtesë Dabiqaj zhvlerësoi golin e Besnik Kransniqit me penallti.
Trajneri Ismet Munishi e ka përjetuar shumë atë gol të shënuar, çka shihet qartazi edhe nga pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale.
I konsideruar si Baba i futbollit në Kosovë, Munishi njihet për gjestet dhe deklaratat e tij ngacmuese. Këtë herë e tërhoqi vëmendjen me festën e golit.