Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në vendin tonë me ç’rast janë evakuuar shtëpi dhe biznese të ndryshme. Mirëpo përveç dëmeve që ka shkaktuar shiu, si pasojë ka pasur edhe probleme mes banoreve. Një rast ka ndodhur dje në fshatin Saradran në komunën e Istogut, raporton Kosovapost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhët e ditur se dy persona kanë sulmuar një tjetër duke e penguar në hapjen e një kanali për të larguar ujin si pasojë e të reshurave.
Viktima raportohet se ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimevë të rënda që ka pësuar nga dy të dyshuarit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas njëri është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje.