Deputeti italian dhe presidenti i grupit parlamentar të miqësisë midis Serbisë dhe Italisë, Paolo Rousseau, deklaron se Italia është një akter i natyrshëm politik në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Kosova Post.
Siç thekson ai, duke pasur parasysh autoritetin e Italisë dhe reputacionin ndërkombëtar të Kryeministrit Dragio, Italia mund të ndërmjetësojë paanshëm për balancë afatgjate.
“Me fjalë të tjera, kjo do të ishte një mundësi unike për të identifikuar një zgjidhje që nuk ndëshkon dhe vlerëson identitetin shoqëror, fetar, etnik dhe historik të vendeve të rajonit,” tha Ruso.
I pyetur nëse beson se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një kompromis, ai u përgjigj se beson, sepse përndryshe do të duhej të mohonte fuqinë e diplomacisë ndërkombëtare.
“Jam i sigurt që do të kemi sukses, hap pas hapi. “Italia do të jetë në gjendje të inkurajojë procesin. Edhe Evropa nuk mund të kthej mendjen tjetër kah e të lejojë që interesat e të tjerëve të mbizotërojnë,” tha Ruso për Kosova online. Tutja Ruso, tha se nisma për “Mini Shengen” është nisma e parë e zgjuar që do të mundësojë kursimin e pasurisë, por, mbi të gjitha, ky është hapi i parë, i kujdesshëm drejtë hapjes së plotë dhe të pakushtëzuar të kufijve ballkanik për mallra, shërbime dhe njerëz .
Ky propozim nuk duhet mirëpritur si kursim, por duhet të pranohet me vetëdije se është një nismë e jashtëzakonshme politike, theksoi Ruso./Kosova Post/