Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka nderuar lojtarët dhe stafin e kombëtares italiane në futboll me çmimin “Rendi i Meritës” për fitoren e tyre të titullit në kampionatin UEFA EURO 2020, transmeton Kosova Post.
Në një njoftim, zyra e presidentit tha se Mattarella i ndau nderimet gjithë ekipit, përfshirë kapitenit Giorgio Chiellini, menaxherit Roberto Mancini dhe presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina.
Menaxherit të kombëtares dhe kreut të federatës iu ndanë nderimet “Oficeri i Madh”, ndërsa kapitenit të kombëtares iu nda çmimi “Oficer”.
Për pjesën tjetër të lojtarëve u nda çmimi “Kalorësi”, nota më e ulët e “Rendit të Meritës” së Italisë.
Më 11 korrik, Italia fitoi titullin në kampionatin EURO 2020, duke mundur Anglinë me penallti në stadiumin “Wembley” në Londër.
Ky ishte titulli i parë i fituar nga Italia në Kampionatin Evropian që nga viti 1968.(AA)