Vijon të jetë I lartë shifra e të infektuarve me Covid në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj nga 378 202 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 12 965 raste të reja.
Ndërkohë në orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid 226 persona.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit fatmirësisht betejën me Covid 19 e kanë fituar 18 466 pacientë duke e çuar në 3,484,042 numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar betejën me Covid.