Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, përgëzoi Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko për vendimin e tij për të vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit në BiH, transmeton Kosova Post.
Sot, Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Valentin Inzko, vendosi një ligj që ndalon dhe ndëshkon mohimin e gjenocidit dhe dënimi maksimal është deri në pesë vjet burg.
“Është një vendim njerëzor dhe civilizues në favor, në radhë të parë, të familjeve të viktimave të gjenocidit,” tha Izetbegoviq.
Ai shtoi se me këtë vendim, Përfaqësuesi i Lartë kishte ndihmuar qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas Izetbegoviq, Inzko “forcoi autoritetin e pasardhësit të tij, hoqi hipotekën e gjenocidit nga dera e një pjese qytetarëve serb të ndershëm, dhe përfundoi me dinjitet mandatin e tij në BiH”.