Izraeli deklaroi se do të hapë tender për ndërtimin e 1.355 shtëpive të reja në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, transmeton Kosova Post.
Ministri izraelit i Strehimit Zeev Elki tha në një deklaratë për “Walla News” se: “Zgjerimi i vendbanimeve hebraike në Judë dhe Samariti është i nevojshëm dhe i rëndësishëm për vizionin sionist.”
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme palestineze dënoi vendimin e Izraelit për hapjen e tenderit.
“Izraeli këmbëngul hapur në ndërtimin e vendbanimeve koloniale në territoret palestineze dhe zbatimin e projekteve të pushtimit, duke injoruar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.
Në Jerusalemin Lindor të pushtuar ka 13 vendbanime të paligjshme, ndërsa në Bregun Perëndimor janë 253.
Më shumë se 660.000 kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme.trt.