Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit tashmë kane vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.
Kosova Post nga burimet e saj mëson se Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta drejtojë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Harjullah Ceku, i cili vie nga qyteti i Prizrenit.
Kujtojmë se Hajrullah Ceku më parë ishte zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit.
Ndryshe, Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.