Ja kush ishin burri e gruaja që u vranë sot në Shkodër (Foto)

Ja kush ishin burri e gruaja që u vranë sot në Shkodër (Foto)

Ngjarja e rëndë në Shkoder ku janë gjetur të vrarë një burrë dhe një grua ka tronditur opinionin publik.

Ish punonjësi i policisë Boran Ymer Berçama, i cili ka dhënë dorëhqejen nga strukturta e policisë para vettingut u gjet i vrarë në makinë së bashku me bashkjetuesen Silvi Ndoci.

Ndërkohë që detaje të reja dalin nga jeta e dy të ekzekutuarve në Shkoder.

Mësohet se Silvi Ndoci 27 vjeçe, bashkëjtuesja e ish policit ka qenë e martuar më parë dhe ka patur edhe një femijë tjetër.

Të afërm të tyre tregojnë se gruaja pas divorcit kishte ikur dhe jetonte me ish policin.

Ndërkohë që burime të tjera sqarojnë se edhe ish polici kishte ikur nga shtëpia e prindërve të tij dhe jetonte me qera në apartamentin në hyrje të të cilit u gjeten të ekzekutuar mengjesin e sotëm.

Sipas njoftimeve të fundit në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.

Në makinë ishte edhe femija i tyre 1 vjç e cila është marrë nga mjekët dhe po mbahet nën kontrollin e tyre.

Polcia akoma nuk ka dhënë asnjë version për motivet e ketij krimi të rëndë. Por  hetimet po vazhdojnë me intensitet.

Vrasja e çiftit në Shkodër, detaje nga jeta e tyre