Ja se si e ruajnë traditën e njoftimeve me top për ardhjen e iftarit prizrenasit (VIDEO)

Ja se si e ruajnë traditën e njoftimeve me top për ardhjen e iftarit prizrenasit (VIDEO)

Prizreni është njëri prej qyteteve të mëdha në Kosovë, ku traditat fetare janë shumë të gjalla. I populluar me një numër të madh besimtarësh muslimanë, ai shfaq format më të veçanta të manifestimit kulturor.

Së fundi është bërë traditë që njoftimet për iftar të bëhen në një mënyrë tejet unike. Disa besimtarë hedhin fishekzjarrë nga Kalaja e Prizrenit dhe në këtë mënyrë ata që janë agjërueshëm e kuptojnë që mbaroi një ditë e agjërimit.

Aktiviteti i “Topit të Ramazanit” këtë vit po organizohet nga OJQ-ARASTA

T’ju kujtojmë që në të kaluarën ka qenë traditë që nga kalaja qyteti të njoftohet me krisma topi. Kjo video tregon që qytetarët e Prizrenit janë të interesuar që ta ruajnë këtë traditë.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Topi i Ramazanit – direkt nga Kalaja e Prizrenit.

Posted by Arasta on Monday, May 21, 2018

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra