Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb.
Muja ka shkruar në Facebook, se, qëllimet e Vuçiqit janë që ta kthejnë Kosovën dhe Malin e Zi në orbitën e dominimit serb.
Muja thotë se, Vuçiqi është Millosheviq me qëllime të njëjta e taktika të ndryshme.
“Presidenti i Serbisë Vuçiq ka publikuar një hartë të Kosovës të pikturuar me flamurin serb. Qëllimet e tij, që nga mohimi i masakrës së Reçak-ut, projekti i mini-Shengenit dhe mbështetja për partitë e rendit të vjetër kishin një qëllim të vetëm – rikthimin e Kosovës dhe Malit të Zi në orbitën e dominimit serb. Vuçiqi është Miloseviq me buzëqeshje – qëllime të njejta, taktika të ndryshme”,ka shkruar Armend Muja në Facebook.