Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë ne Forumin Ekonomik të Katarit.
Jahjaga ka folur lidhur me pandeminë e COVID-19, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj është shumë e thjeshtë që këto dy shtete t’i përmirësojnë marrëdhëniet, ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën’.
“E pyetur se çfarë duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte goxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt””, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Postimi i plotë i Jahjagës në Facebook:
Sot, virtualisht mora pjesë në Forumin Ekonomik të Katarit – një event nën patronatin e Emirit të Shtetit të Katarit, Lartësisë së Tij Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, të organizuar në bashkëpunim me Bloomberg.
Në fjalën time, diskutova për pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë botërore dhe nevojën urgjente për rimëkëmbje ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën Evropiane për Kosovën, si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur se çfare duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte koxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt. Aktualisht dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk ka as qëllim përfundimtar dhe as afat kohor dhe dyja palet janë edhe më larg të arriturit një marrëveshje.”