Personalitete të njohur mbi moshën 80 vjeçare po vaksinohen sot në stadiumin Air Albania ndaj koronavirusit.
Pranë ambienteve të stadiumit është afruar dhe një 91-vjeçar i cili kërkon të vaksinohet. Ai shprehet se është veteran lufte dhe sipas tij është një personalitet.
Ai është shprehur për mediat se është personalitet pasi është Veteran i Luftës. Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit 91 vjeçari është ndeshur me barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyjë pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.
“Unë jam 91 vjeç, kam ardhur për të bërë vaksinën , nuk më lajmëroi njeri, por edhe unë personalitet jam, në luftë kam qenë, jam veteran. Lëri personalitetet, a këtu bëhet apo jo? Tinkën e kam komshije unë”, tha ai./albeu