Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi se Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu është dhënë ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens, transmeton Kosova Post.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u njoftua se Ekonomisti kanadez i punës iu dha Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 për “kontributet e tij empirike në ekonominë e punës” dhe Angrist dhe Imbens për “kontributet e tyre metodologjike në analizë të marrëdhënieve kauzale “.
U tha se puna e tre ekonomistëve çoi në zhvillimin e kuptimeve të reja të tregut të punës, tregoi se çfarë përfundimesh mund të nxirren nga eksperimentet natyrore në aspektin e shkakut dhe efektit, dhe qasjet e tyre u përhapën në fusha të tjera dhe ndryshuan rrënjësisht kërkimet empirike.
Fituesve të Çmimit Nobel në Ekonomi u jepen 1.1 milion dollarë përveç medaljes së artë./KosovaPost/