Nga viti i kaluar kanë nisur bisedimet për rinovimin e futbollistit belg, me origjina nga Kosova, Adnan Januzaj, por ato kanë ngecur, arsyet janë se asnjëra nga palët nuk mendojnë më se është i nevojshëm lojtari brenda klubit të Real Sociedadit, shkruan KosovaPost.net.
Burime e “TodoFichajes” konfirmojnë se rinovimi i Adnan Januzajt ka qenë i ndërlikuar ditët e fundit dhe pikërisht tani bisedimet për vazhdimësinë e tij do të ndërprehen menjëherë.
Klubi i San Sebastian tashmë ka vendosur largimin në fund të sezonit dhe nga bordi sportiv e konsiderojnë të humbur. Fillimisht u duk se ai do të rinovonte qëndrimin në San Sebastián, por hyrja e një ekipi të tretë ka ndryshuar rrjedhën e negociatave.
Sipas informacioneve, Barcelona ka mbajtur kontakte me mjedisin e lojtarit për të vlerësuar ardhjen e tij në Barcelonë. “Katalanasit” nuk po kalojnë momentin më të mirë ekonomik dhe duhet të përfitojnë nga ky lloj operacioni për të forcuar vetën.
Largimi i Januzajt ishte i qartë se do të ishte drejt Anglisë, por interesi i Barcelonës ka bërë që ai të ndryshoj listën e prioriteteve. Xavi do të kishte dhënë tashmë dritën jeshile për të filluar negociatat me lojtarin në mënyrë që e ardhmja e tij të mund të zgjidhej në janar.