Stuhitë e dëborës, që kanë goditur Japoninë Veriore dhe rajonet bregdetare sot, kanë bllokuar shtëpi të tëra dhe kanë sjellë çrregullime serioze në transport.
“Një stuhi e fortë goditi ishullin verior të Hokaidos duke bllokuar shtëpi të tëra”, sipas gazetës ”Hokkaido Shimbun”.
Një shpërthim prej 162 km/h i erërave u regjistrua në kepin Erimo në Hokkaido dhe 135 km/h në qytetin e Sakatas, prefektura e Yamagatas.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për “stuhinë më të fuqishme në vite”. “Ju lutemi të përmbaheni nga daljet”, u tha agjencia banorëve në rajon. Agjencia paralajmëroi gjithashtu për dëborë të madhe, valë të larta, erëra të forta dhe ndërprerje të trafikut në veri-lindje dhe zona në anën e vendit në Detin e Japonisë, raporton ATSh. Parashikohet deri në 60 centimetra dëborë për rajonin Hokuriku dhe në veri-lindje dhe deri në 50 centimetra për Hokkaido në 24 orët deri të mërkurën në mëngjes.