Ministri i Transportit i Japonisë, Kazuyoshi Akaba, ka njoftuar se do të dërgojnë një delegacion ekspertësh në Egjipt lidhur me anijen “The Ever Given” që e bllokoi me ditë Kanalin e Suezit, transmeton KosovaPost.
Ministri Kazuyoshi theksoi se Kanali i Suezit është një ndër rrugët më të rëndësishme të tregtisë, duke vlerësuar punimet e zyrtarëve egjiptian për hapjen e kanalit.
Ai njoftoi se një delegacion ekspertësh të ministrisë së tij, të përbërë nga katër persona, do të dërgojnë në Egjipt për hetimet dhe masat e mundshme në lidhje me rastin, si dhe për trajtimin e marrëdhënieve Egjipt-Japoni.
Anija e mallrave e gjatë 400 metra që operohej nga kompanie tajvaneze “Evergreen”, në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen, më 24 mars pas stuhisë së rërës u përplas në breg ku pati qëndruar bllokuar.
Më 29 mars, kanali u hap pasi anija u lirua.aa.