Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Japoninë jugperëndimore dhe perëndimore dhe plagosi më shumë se 10 persona. Autoritetet lokale dhe Observatori Meteorologjik Japonez thanë se tërmeti nuk shkaktoi cunami, përcjell KosovaPost.
Epiqendra e tërmetit u raportua në Oqeanin Paqësor në brigjet e Japonisë. Tërmeti i sotëm ndodhi në orën 01.08 me orën lokale dhe epiqendra u zbulua në një thellësi prej 45 kilometrash pranë bregut të ishullit Kyushu. Dy tërmete të forta në Japoni në më pak se 24 orë. Gjashtë persona u plagosën në qytetin Oita, shumica e tyre lehtë, njoftuan vetëqeverisjet lokale, në Miyazaki, policia konfirmoi katër të plagosur, si dhe lëndime ka pasur edhe në prefekturat Saga dhe Kumamoto në ishullin Kyushu.
Në qytetin e Oitës ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike pas tërmetit dhe janë raportuar çarje në tubacionet e ujit në disa lokacione në atë qytet.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ka tronditur ishullin japonez të Shikoku të premten. Një tërmet me magnitudë 6.3 ka tronditur Alaskën sot, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Epiqendra ishte 87 kilometra në jug të qytetit të Analaskës, në një thellësi prej tre kilometrash. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.