Tokio paraqet protestë pasi një zonë në e Berlinit vendos të mbajë statujën që nderon gratë koreane të detyruara të punojnë si skllave seksi nga Japonia, transmeton Kosova Post.
Japonia tha se ka paraqitur protestë pasi autoritetet gjermane vendosën që statuja e cila simbolizon “gratë ngushëlluese” koreane të qëndrojë në vend për një vit tjetër në kryeqytetin Berlin, shkruan AA.
Termi “gra ngushëlluese” është eufemizëm për gratë koreane që u rrëmbyen dhe u detyruan të punojnë si skllave seksi të luftës nga Japonia para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Statuja u vendos në rrethin Mitte të Berlinit në shtator të vitit të kaluar nga një grup qytetar pro-Koresë së Jugut dhe fillimisht ishte planifikuar të qëndronte për vetëm një vit, sipas një raporti nga Kyodo News.
Tokio disa herë u ka bërë thirrje autoriteteve të rrethit Mitte “të anulojnë lejen që mundëson qëndrimin e statujës në zonë”, por ata thanë se ajo do të mbetet për momentin, duke shpresuar se “Japonia dhe Koreja e Jugut mund të arrijnë kompromis për praninë e saj”, thuhet në raport.
“Kjo është e papranueshme. Ne kemi protestuar fuqishëm”, tha Katsunobu Kato, sekretari i kabinetit të qeverisë japoneze, në një konferencë shtypi në Tokio.
“Ajo që ata vendosën bie ndesh me atë që kemi kërkuar. Ne vazhdojmë t’i afrohemi shumë njerëzve dhe do të jemi këmbëngulës … në mënyrë që statuja të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Kato tha se Tokio ka bërë çmos për t’ua shpjeguar situatën autoriteteve gjermane, duke shtuar se kishte “raste të shumta në të cilat përpjekjet përfunduan pasi ndërmorëm veprime të ndryshme për të fituar mirëkuptimin e njerëzve”.