Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, ka reagur përkitazi me grevën në arsim, raporton Kosova Post.
Duke e thumbuar kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn, profesori Spahiu në trajë shpotie e cinizmi e ka dhënë modusin se si sipas tij, mund të kapërcehet situata aktuale, përkatësisht si të i ipet fund sagës së grevës.
Sipas Spahiut, Jasharaj ka kindapuar shkollat por për të triumfuar duhet t’i kidnapojë fëmijët e që siç shkruan ai: “po ndodhë që 1 muaj në Kosovë”.
“Ka një metodë më efikase që Rrahman Jashari me e gjunjëzu Albin Kurtin: me I thirrë fëmijët në shkollë e mos me I lëshu me shku në shpi derisa Albin Kurti të dorëzohet. Ky gjest efikas kish me u quajtur kidnapim I fëmijëve, për dallim nga ajo që po ndodhë që 1 muaj në Kosovë, ku Rrahmani nuk I ka kidnapu fëmijët po fëmijëve ua ka kidnapu shkollat.”, ka shkruar Spahiu në Facebook.
SBAShK ka njoftuar se as sot nuk do të fillojë mësimi në Kosovë.