Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ‘Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal’, e quajti analfabete, Balje i reagon Latifit

    Duda Balje thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin

    Ambasadori amerikan mezi pret ta takojë përfaqësuesin Escobar që pritet të vijë në Prishtinë

    SHBA vazhdon mbështetjen për FSK-në

    PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

    “Përparim Rama është duke i ikur programit qeverisës”

    Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

    Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

    Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

    Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

    Tifozi holandez e shanë me rob gazetarin shqiptar gjatë transmetimit live

    Tifozi holandez e shanë me rob gazetarin shqiptar gjatë transmetimit live

    Qeveria gjermane inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

    Qeveria gjermane inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

    Hudhen poshtë apelet e Thaçit e Veselit mbi ligjshmërinë e DHSK dhe ZPS dhe të drejtat e të akuzuarve

    Hudhen poshtë apelet e Thaçit e Veselit mbi ligjshmërinë e DHSK dhe ZPS dhe të drejtat e të akuzuarve

    Kryeministri Kurti takoi drejtues të ndërmarrjeve në Zvicër

    Kryeministri Kurti takoi drejtues të ndërmarrjeve në Zvicër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 25 maj

    A kanë targa avionët?

    A kanë targa avionët?

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 maj

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 maj

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 19 maj

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 18 maj

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

‘Jemi gati edhe për luftë me Rusinë’: Trondit zyrtari amerikan

20 Janar, 2022 14:31
në Botë
‘Jemi gati edhe për luftë me Rusinë’: Trondit zyrtari amerikan
Share on FacebookShare on Twitter

“Foreign Policy”

Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm mbi politikën e jashtme si president i SHBA-së, Joe Biden i deklaroi botës se Amerika ishte kthyer në skenën globale. Gati kudo pati psherëtima lehtësimi, por edhe shpresë se stili përçarës i udhëheqjes së ish-presidentit Donald Trump ishte tashmë një relike e së shkuarës.

Përgjatë në 1 vit në detyrë, Biden ka ndjekur një axhendë ambicioze për të riparuar aleancat e SHBA-së dhe për të krijuar aleanca të reja, për të frenuar korrupsionin, për të ndalur hapat prapa të demokracisë në shumë vende përfshirë Amerikën, dhe për të adresuar problemin e ndryshimeve klimatike. Ai i ka bërë këto duke menaxhuar njëkohësisht pasojat negative të pandemisë së Covid-19, kërcënimet ruse ndaj Ukrainës, si dhe përshkallëzimin e tensioneve me Kinën.

Lexo Edhe:

Rritja e pranisë ushtarake amerikane në Greqi mund të çojë në skenarë të padëshiruar në Egje

Biden dënon masakrën në shkollën e Teksasit: Duhet të bëjmë më shumë për armët

SHBA dërgon Rusinë drejt falimentimit duke e bllokuar që të paguaj borxhet ndërkombëtare

Në kuadër të përvjetorit të parë të presidencës Biden, Amy Mackinnon e Foreign Policy bisedoi me një nga arkitektët qendrorë të politikës së tij të jashtme, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan mbi rolin e tregtisë në përballjen me Kinën dhe çfarë e përbën vërtet Doktrinën Biden.

Dua ta nis me krizën e krijuar nga grumbullimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Javën e kaluar, pamë një raund shumë intensiv të diplomacisë në Evropë. Por të paktën publikisht, Moska po tregon pak shenja të tërheqjes. Cili është këndvështrimi juaj? A i kanë ndryshuar bisedimet llogaritjet që bën Kremlini?

Çfarë kufijsh kërkoni për të shmangur luftën?

Unë mund të flas vetëm për Shtetet e Bashkuara. Ne jemi gati për çdo skenar. Ne jemi gati nëse Rusia dëshiron të ecë përpara me diplomacinë, dhe po shtrojmë në tryezë disa ide dhe propozime për t’i shqyrtuar, dhe jemi të përgatitur të vazhdojmë diskutimet rreth tyre.

Por nëse Rusia dëshiron të shkojë në rrugën e pushtimit dhe përshkallëzimit, ne jemi gati edhe për këtë, me një kundërpërgjigje të fortë në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë.

Ne jemi përgatitur për diplomaci të mëtejshme, edhe pse jemi të përgatitur t’i përgjigjemi agresionit rus.

Në këtë, ne do t’i japim vetes mundësinë më të mirë për të mbrojtur interesat tona dhe interesat e aleatëve dhe partnerëve tanë. Nga këndvështrimi im, ka ende hapësirë ​​për një përparim domethënës përmes diplomacisë në lidhje me çështjet jetike të sigurisë evropiane.

Por Moska do të duhet ta bëjë të qartë se është e pritur më shumë tek diplomacia.

Grumbullimi i trupave ruse ka nxjerrë në pah tensionin e gjatë në lidhje me zgjerimin e NATO-s. Aleanca ka një politikë të dyerve të hapura, por realiteti është se askush nuk pret që Ukraina apo Gjeorgjia të pranohen së shpejti. Deri në çfarë mase ka arritur Rusia që të ri-dimensionojë diskutimet mbi sigurinë evropiane dhe zgjerimin e NATO-s?

Mendoj se pika kyçe këtu është se nga këndvështrimi i Rusisë perspektiva e pushtimit të Ukrainës, nuk ka të bëjë vërtet me NATO-n apo me diçka që ka thënë Jim Baker apo Mikhail Gorbachev. Bëhet fjalë për pyetje shumë më themelore. A ka të drejtë Ukraina të ekzistojë si një shtet sovran dhe i pavarur?

Karta e OKB-së thotë po. E drejta ndërkombëtare thotë po. Ne të gjithë si komunitet ndërkombëtar, duhet ta themi këtë njëzëri. A ka të drejtë Ukraina të jetë një demokraci? Sërish, karta e OKB-së por edhe e drejta ndërkombëtare thotë po. Dhe ne të gjithë duhet ta themi këtë njëzëri.

Tani lidhur me çështjen e zgjerimit të NATO-s dhe sigurisë evropiane, 30 aleatët folën me një zë në Bruksel javën e kaluar mbi këto çështje. Nuk ka asnjë kundërshtim mbi parimin. Ajo që patë në takimin në Bruksel ishte uniteti i fortë në të gjithë aleancën. Dhe unë mendoj se ky unitet do të ruhet edhe në ditët dhe javët në vijim.

Në muajt e parë të administratës Biden, fraza që dëgjonim më shpesh ishte dëshira për të krijuar një “marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Moskën. Dhe disa analistë mendojnë se administrata zbuti sanksionet e vendosura për helmimin e disidentit rus Alexei Navalny apo ndaj “Nord Stream 2”. Duke parë se çfarë po ndodh, a ishte kjo qasja e duhur?

Ka një aspekt qesharak në analizën e gjetjes së shkakut në lidhje me veprimet e Rusisë. Disa njerëz thonë se kjo po ndodh sepse SHBA, Perëndimi, dhe NATO u zgjeruan shumë në lindje, dhe ushtruan presion ndaj Rusisë. Pastaj janë disa analistë të tjerë që mendojnë se ne nuk u treguam sa duhet të ashpër me Moskën.

Presidenti Biden ia bëri që në fillim të qartë Putinit se do të hetoheshin sulmet kibernetike ndaj SHBA-së, helmimi i Navalny, por edhe ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Dhe ne vendosëm sanksione ekomike ndaj Rusisë dhe zyrtarëve rusë në përputhje me përgjegjësitë që zbuluam.

Ish-komandanti i SHBA-së në Indo-Paqësor, admirali në pension Philip Davidson, ka thënëse një pushtim kinez i Tajvanit mund të ndodhë brenda 6 viteve të ardhshme. A jeni dakord me këtë vlerësim? A duhet apo a do t`i ofrojnë Shtetet e Bashkuara mbështetje ushtarake Tajvanit në rastin e një sulmi nga Kina?

Ne synojmë të garantojmë që kjo gjë të mos ndodhë kurrë. Kjo është ajo që ne synojmë të bëjmë përmes një kombinimi të parandalimit dhe diplomacisë, përmes mbështetjes së traditës dypartiake të politikës së SHBA-së ndaj Tajvanit, politikës së “Një Kine”, Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, 3 komunikatave të përbashkëta, 6 garancive.

Një element qendror i konkurrencës me Kinën është angazhimi tregtar dhe ekonomik. Ju keni paraqitur atë që e keni përshkruar si një “politikë e jashtme për shtresën e mesme” për të mbrojtur vendet e punës dhe bizneset këtu në Amerikë. A nuk janë këto ide në konflikt me njëra-tjetrën?

Nuk besoj se janë në konflikt për 3 arsye. Së pari, ideja e një politike të jashtme për shtresën e mesme ka të bëjë kryesisht me investimin në burimet humane në shtëpi, në fuqinë punëtore dhe infrastrukturën tonë, si dhe në inovacionin dhe konkurrencën tonë.

Kur e bëjmë këtë, ne jo vetëm që krijojmë një klasë të mesme më të fortë amerikane, por e vendosim veten në një pozicion për të konkurruar afatgjatë me Kinën. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka bërë presidenti Biden gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Së dyti, presidenti Biden e bëri të qartë gjatë fushatës presidenciale, se ai beson se tregtia me pjesën tjetër të botës është një gjë e mirë dhe e rëndësishme, dhe se ajo nuk është në kundërshtim me mbrojtjen e vendeve të punës në Amerikë.

Duke pasur parasysh investimet e duhura dhe me një fushë loje të drejtë dhe të barabartë, punëtorët amerikanë mund të konkurrojnë kudo. Se treti, Biden po ndjek një politikë ekonomike ndërkombëtare të fokusuar në gjëra që ndihmojnë në forcimin e udhëheqjes ekonomike amerikane, si taksa minimale globale, si iniciativa e infrastrukturës G-7, dhe “Build Back Better World”.

Cilat janë idetë apo ambiciet që mbështesin politikën e jashtme të kësaj administrate?

Unë do të thosha se janë dy ide shumë të thjeshta. Së pari, investimet e mëdha tek aleatët dhe partnerët tanë, në mënyrë që të adresojmë të gjitha sfidat aktuale, duke shfrytëzuar forcën e miqve, por edhe forcën tonë. Dhe së dyti, tek fakti që fuqia amerikane në botë është rrënjësisht e rrënjosur në fuqinë amerikane në vend, dhe lidhja midis politikës së jashtme dhe politikës së brendshme është një lidhje e ngushtë.*Marrë me shkurtime/abcnews.al.

Etiketat: LuftaMikhail GorbachevRusishba
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

‘Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal’, e quajti analfabete, Balje i reagon Latifit

Duda Balje thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin

25 Maj, 2022
Ambasadori amerikan mezi pret ta takojë përfaqësuesin Escobar që pritet të vijë në Prishtinë

SHBA vazhdon mbështetjen për FSK-në

25 Maj, 2022
PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

“Përparim Rama është duke i ikur programit qeverisës”

25 Maj, 2022
Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

25 Maj, 2022
Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

25 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Sheshel ftohet që të dëshmojë në Hagë

Sheshel ftohet që të dëshmojë në Hagë

15:38

Biden: SHBA-ja do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

Biden: SHBA-ja do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

10:09

Policia deklarohet për plagosjen në Vranjevc: Këta janë personat e arrestuar

Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

10:42

Diplomati serb: S’përjashtohet mundësia që anëtarësimi i Kosovës në KE të hyjë sot në rend dite

Diplomati serb: S’përjashtohet mundësia që anëtarësimi i Kosovës në KE të hyjë sot në rend dite

11:05

Gjenden 200 trupa të pajetë në gërmadhat e një ndërtese në Mariupol

Gjenden 200 trupa të pajetë në gërmadhat e një ndërtese në Mariupol

13:33

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.