Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve ka thënë se të gjithë fëmijët duhet të edukohen, arsimohen e zhvillohen, transmeton Kosova Post.
“Jemi në prag të 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Në kuadër të fushatës nacionale për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve po e hapim sot si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Javën kundër braktisjes së mësimit, me qëllim të ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa asnjë dallim” ka thënë Nagavci, nëpërmjet një video mesazhi./KosovaPost/